Ndërlidhjet

Radikalët kundër ekstradimit të Karaxhiqit


Ultranacionalistët serbë planifikojnë për sonte tubim kundër qeverisë në Beograd.

Partia Radikale serbe si organizatore e tubimit dëshiron të parandalojë ekstradimin në Hagë të ish liderit të serbëve të Bosnjes, radovan Karaxhiq, i cili u arrestua javën e kaluar në Beograd.

Avokati mbrojtës i Karaxhiqit ka parashikuar se autoritetet do ta ekstradojnë në Hagë para protestës.

Karaxhiqi akuzohet për gjenocid gjatë luftës në Bosnje.
XS
SM
MD
LG