Ndërlidhjet

Iraku në Lojërat e Pekinit?


Një delegacion i qeverisë irakiane takohet sot në Lozanë të Zvicrës me Komitetin e Olimpik Ndërkombëtar në përpjekje për të siguruar pjesëmarrjen e Irakut në Lojërat Olimpike të Pekinit.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka pezulluar pjesëmarrjen e sportistëve irakianë në Lojërat e Pekinit për shkak të ndërhyrjes së qeverisë në Bagdad dhe shpërbërjes së Komitetit Olimpik të Irakut.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se nëse qeveria irakiane anullon vendimin atëherë Iraku mund të marrë pjesë në Lojërat e kësaj vere në Pekin.
Afati i fundit për tu regjistruar është e mërkura.
XS
SM
MD
LG