Ndërlidhjet

Rusia kërkon frymë të re me Perëndimin


Moska dëshiron t'i bashkohet BE-së dhe SHBA-ve në luftën kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm.

Ambasadori rus në NATO, Dimitri Rogozin tha se Rusia, përmes një pakti të ri sigurie, dëshiron të largohet nga logjika e Luftës së Ftohtë dhe të krijojë një dialog të ri ku do përfshihen Brukseli, Uashingtoni dhe Moska.

Rogozin, i njohur më parë për qëndrimet e vijës së ashpër tha se pakti i ri i sigurisë i propozuar nga presidenti rus Medvedev është në këtë frymë.

Moska, sipas ambasadorit rus në NATO dëshiron të krijojë "një periudhë të re në raportet euro-atlantike, bazuar mbi qytetërimet e përbashkëta, ku hyn dhe Rusia".

Këto komente Rogozin i bëri gjatë një interviste për agjencinë franceze të lajmeve.
XS
SM
MD
LG