Ndërlidhjet

Kina kundërshton akuzat e AI-së


Kina ka hedhur poshtë akuzat e Amnesty International se Pekini zyrtar ka rritur shtypjen dhe dhunën ndaj disidentëve në prag të Lojërave Olimpike.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se Amnesty International "duhet të ketë një qasje objektive dhe të justifikueshme ndaj Kinës".

AI e ka akuzuar Kinën se gjatë vitit të fundit qeveria kineze ka arrestuar mijëra reformistë apo nënshkrues peticionesh si pjesë e fushatës "për të pastruar" kryqytetin në prag të Lojërave Olimpike që fillojnë më 8 Gusht.
XS
SM
MD
LG