Ndërlidhjet

Tadiç bën thirrje për miting paqësor


Disa mijëra policë janë shpërndarë në Beograd pak orë para mitingut të mbështetësve të Radovan Karaxhiqit.

Protesta do jetë e drejtuar kundër qeverisë që arrestoi të akuzuarin për gjenocid nga Gjykata e Hagës. Të mos dërgohet Karaxhiqi në Hagë, është një tjetër synim i organizatorëve të protestës.

Presidenti serb Boris Tadiç i ka bërë thirrje pjesëmarrësve të jenë paqësorë

Avokatët e Karaxhiqit kanë thënë se dërgimi i tij në Hagë mund të bëhet dhe para protestës që pritet të mbahet në orët e mbrëmjes.
XS
SM
MD
LG