Ndërlidhjet

Ulet numri i të vdekurve nga SIDA


Përhapja e virusit HIV dhe sëmundjes së SIDA-s është stabilizuar, bën të ditur UNAIDS, agjencia e Kombeve të Bashkuara që merret me luftën kundër SIDA-s.

Kjo është hera e parë që sëmundja jep shenja stabilizimi sa i përket shkallës së përhapjes, njoftojnë të njëjtat burime.

Gjatë 27 viteve, që nga diagnostifikimi i rastit të parë, nga SIDA kanë vdekur 25 milionë njerëz në gjithë botën.

Numri i vdekjeve nga SIDA gjatë vitit 2007 ishte rreth 2 milionë ose 200 000 më pak se në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG