Mijëra njerëz janë mbledhur në Beograd në mbështetje të Radovan Karaxhiqit, i akuzuar për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës së viteve 1992-'95 në Bosnje-Hercegovinë.
"Kjo pretestë është simbol i rezistencës, simbol i fuqisë i atyre që duan lirinë më shumë se gjithçka", tha Aleksandër Vuçiç nga Partia Radikale e Serbisë.
Karaxhiq i arrestuar rreth një javë më parë pritet të dërgohet për gjykim në Hagë.Procedura është vonuar pasi prokuroria ende nuk ka marrë kërkesën e palës mbrojtëse që kundërshton dërgimin e Karaxhiqit në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Burimet zyrtare konfirmuan se as sot nuk e kishin marrë kërkesën. Kjo e fundit, sipas avokatëve të Karaxhiqit është dërguar nga Bosnje-Hercegovina.
Presidenti Tadiç i bëri thirrje pjesëmarrësve që të protestojnë paqësisht.
Nga protestat kundër pavarësisë së Kosovës në muajin gusht u dogj ambasada e SHBA-ve në Beograd dhe u sulmuan përfaqësitë diplomatike të vendeve perëndimore.