Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Përfundon protesta pro Karaxhiqit


Mijëra njerëz protestuan në Beograd në mbështetje të të akuzuarit për gjenocid Radovan Karaxhiq.

Policia tha se mbi 10 mijë njerëz ishin të pranishëm. Forca të shtuara policore ishin vendosur në rrugët e Beogradit e veçanërisht në mbrojtje të ambasadave të huaja.

Partia radikale e Serbisë ishte organizatore e protestës, që kishte si qëllim të kundërshtojë dërgimin e Karaxhiqit në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë.

Karaxhiq u arrestua një javë më parë, derisa dërgimi i tij pritet të bëhet gjatë kësaj jave.
XS
SM
MD
LG