Ndërlidhjet

Takohen Thaçi e Zannier


Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier e ka njoftuar sot kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi për rezultatet e takimeve të tij me autoritetet serbe në Beograd dhe bisedimet teknike që pritet të nisin ndërmjet Prishtines dhe Beogradit.

Kryeministri Thaçi tha se Prishtina është e hapur për bisedime praktike me të gjitha vendet e rajonit, përfshi edhe Serbinë, por sipas tij, Kosova në asnjë rast nuk do të bisedojë apo negociojë për çështje që konsiderohen se janë ekskluzivisht çështje të brendshme të Kosovës.

Thaçi dhe Zannier edhe sot kanë paralajmëruar angazhimet e tyre në përpjekje të kthimit të rendit kushtetues në pjesën veriore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG