Ndërlidhjet

logo-print

Tërhiqen ushtarët rusë nga Abkazia


Ushtarët rusë kanë filluar tërheqjen nga Abkazia, rajon i Gjeorgjisë që kërkon shkëputjen. Sipas Moskës trupat që po tërhiqen ishin dërguar për të riparuar hekurudhën.

Agjencia Reuters raporton se deri tani janë larguar 150 ushtarë ruse, derisa 250 të tjerë do largohen pas një ceremonie në Sukumi.

Gjeorgjia, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë kritikuar Rusinë për dërgimin e trupave shtesë në Abkazi.

Dy rajonet e Gjeorgjisë, Abkazia dhe Osetia Jugore, që kërkojnë shkëputje nga Tbilisi kanë mbështetjen e Moskës.

XS
SM
MD
LG