Ndërlidhjet

Pasaportat e para të Republikës së Kosovës


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaç u dorëzoi sot gjashtë qytetarëve pasaportat e para me mbishkrimin "Republika e Kosovës".

Në ceremoninë e rastit ai tha se lëshimi i pasaportave shënon rrumbullakësimin e krijimit të shtetit.

"Kjo është ngjarje historike. Prej sot qytetarët e Kosovës janë shtetasë të Kosovës" tha kryeministri.

Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti tha se qytetarët e Kosovës kanë treguar interesim të madh për pajisjen me pasaportat e reja dhe se tani më janë mënjanuar problemet teknike rreth lëshimit të tyre.
XS
SM
MD
LG