Ndërlidhjet

Hagë: Karaxhiq nesër paraqitet para gjyqit


Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës Sergen Brammertz tha se Radovan Kraxhiq nesër pasdite do të ketë paraqitjen e parë në Gjykatë.

Sipas tij, prokurorisë dhe mbrojtjes do t'i duhen muaj të tërë për t'u përgatitur për gjykimin.

"Ky do të jetë gjykim kompleks" tha ai duke premtuar se do të bëjë çmos që viktimat të mund të shohin drejtësinë.

"Arrestimi i Karaxhiqit është është shumë i rëndësishëm për viktimat, që kanë pritur kaq gjatë për këtë ditë. Gjithashtu, është i rëndësishëm për drejtësinë ndërkombëtare sepse tregon se nuk ka alternativë tjetër përveç arrestimit të kriminelëve të luftës" tha Brammertz.

Karaxhiq u ekstradua sot në Hagë.

XS
SM
MD
LG