Ndërlidhjet

Turqi: Sot vendimi për partinë kryesore


Gjykata Supreme në Turqi pritet që sot të marrë vendim rreth fatit të partisë në pushtet, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anatolia.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit Recep Erdogan përballet me akuzat se po shkel parimet laiciste të parapara me Kushtetutën e Turqisë.

Nxjerrja eventuale jashtë ligjit e kësaj partie parashihet se mund të shkaktojë kaos politik, të godas synimin e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të prek ekonominë.






XS
SM
MD
LG