Ndërlidhjet

Turqi: Nuk dënohet partia e Erdoganit


Gjykata Kushtetuese në Turqi refuzoi kërkesën për nxjerrjen jashtë ligjit të partisë së kryeministrit Recep Erdogan.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim akuzohej se po shkel parimet laiciste të shtetit të parapara me kushtetutë.

Sidoqoftë, kryetari i gjykatës Hasim Kilic tha se partisë pro islamike do t'i reduktohet mbështetja financiare.

Vendimi është marrë pas tri ditëve të shqyrtimit të çështjes nga Gjykata.


XS
SM
MD
LG