Ndërlidhjet

Izraeli kërkon sërish sanksione ndaj Iranit


Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Ehud Barak bëri thirrje për sanksione më të ashpëra për parandalimin e Iranit në zhvillimin e armëve bërthamore.

Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki moon, ai gjithashtu tha se "asnjë opcion nuk duhet të tërhiqet nga tavolina", në lidhje me programet bërthamore të Iranit.

Afati dy javor brenda të cilit Irani duhet t'i përgjigjet ofertës së fundit të fuqive botërore, skadon pasnesër.
XS
SM
MD
LG