Ndërlidhjet

logo-print

Irani refuzon ofertën e fuqive botërore

  • RFE /RL

Simboli i armatimit nuklear

Simboli i armatimit nuklear

Teherani ka refuzuar t'i përgjigjet ofertës së gjashtë fuqive botërore për zgjidhjen e krizës bërthamore. SHBA-të thanë se Irani duhet të japë një përgjigje deri në fundjavë, ose do të ketë pasoja.

Irani refuzoi çfarëdo afati për t'iu përgjigjur ofertës së gjashtë fuqive botërore, për zgjidhjen e krizës bërthamore.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Manuchehr Mottaki, tha se Teherani i është përgjigjur ofertës së paraqitur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Javier Solana, e cila synon të shtyjë Iranin që t’i ndalë aktivitetet e pasurimit të uraniumit.

Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara thanë se Irani duhet të japë një përgjigje deri në fundjavë, duke paralajmëruar se në të kundërtën do të ketë pasoja.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak, bëri thirrje për sanksione më të ashpra për parandalimin e Iranit në zhvillimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG