Ndërlidhjet

logo-print

SHPK: Janë ndaluar gjashtë serbë për kalim ilegal të kufirit


Shërbimi Policor i Kosovës ka ndaluar gjashtë serbë nga fshatrat kufitare të komunës së Kurshumlisë për shkak të kalimit ilegal në territorin e Kosovës, njoftoi zëdhënësi Veton Elshani.

"Ata kanë hyrë ilegalisht dy kilometra thellë në territorin e Kosovës dhe u është konfiskuar vetura", tha zoti Elshani.

Ata janë zënë në komunën e Podujevës dhe tash ndodhen në Prishtinë për hetime.

Sipas burimeve serbe, personat e ndaluar kanë hyrë në territorin e Kosovës për të mbledhur fruta.
XS
SM
MD
LG