Ndërlidhjet

logo-print

Uashington: Zvogëlohet kohëzgjatja e shërbimit të ushtarëve në Irak


Presidenti amerikan, George Bush, sot ka shpallur zvogëlim të kohëzgjatjes së shërbimit të ushtarëve të Shteteve të Bashkuara në Irak.

Prej nesër, ushtarët amerikanë në Irak do të shërbejnë 12 muaj, e jo 15, siç ishte deri tash.

Kjo do të vlejë për pjesëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, që prej nesër dërgohen në Irak, ndërsa trupat që tashmë ndodhen atje duhet të shërbejnë 15 muaj.

Mëtutje, presidenti Bush tha se ulja e shkallës së dhunës në Irak, mundëson që disa pjesëtarë të ushtrisë amerikane ta ndryshojnë misionin e tyre nga ai luftarak në trajnim të forcave të sigurisë irakiane.

Megjithatë, ai tha se terroristët në Irak ende mbeten të rrezikshëm:

- Ne mbesim vend në luftë. Al-Kaida është në ikje në Irak, por terroristët mbesin të rrezikshëm dhe ata janë të përkushtuar që përsëri ta sulmojnë Amerikën dhe aleatët tanë, tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG