Pas takimit të parë që është përmbyllur pa ndonjë marrëveshje, shtatori do të jetë muaji kur shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier do të takojë ministrin serb për Kosovë Goran Bogdanoviq, për të diskutuar temat e propozuara nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon.
Por, edhe pse të cilësuar si të një rëndësie te madhe, ende nuk janë sqaruar në tërësi pikat specifike të bisedimeve për policinë dhe gjyqësinë, të cilat nuk po funksionojnë si duhet në mjediset serbe. Zëdhënësi i UNMIK-ut Aleksandër Ivanko thotë se në bisedimet për policinë synohet kthimi në vendet e punës i pjesëtarëve serbë të SHPK-së që pas thirrjes nga Beogradi zyrtar patën braktisur këtë shërbim, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë.
"Problemi qëndron në enklavat serbe ku pjesëtarët serbë të SHPK-së kanë braktisur SHPK-në dhe refuzojnë t'i raportojnë zinxhirit komandues që tani është aty, që do të thotë t'i raportojnë komisarit të Policisë së Kosovës. Kjo cështje është diskutuar dhe për këtë do ketë dialog të vazhdueshëm", thotë Aleksandër Ivanko.
Në anën tjetër, edhe pse jo të përfshira aktualisht në këto bisedime, institucionet e Kosovës presin që të jenë vazhdimisht të informuara nga shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier për rjedhën e tyre. Ato kanë kërkuar nga ai që të mos flasë në emër të institucioneve dhe të mos dalë nga kornizat për të cilat ka pajtim paraprak.
Megjithatë një ndihmesë për kthimin e policëve serbë të suspenduar nuk do të refuzohej nga institucionet, edhe nëse kjo do të arrihet përmes bisedimeve të cilat Prishtina i sheh me dyshim. Këtë gjë e pohon vetë ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti.
"Fakti që ata kanë refuzuar deri më tash është se kanë qenë të manipuluar nga politika dhe qarqe të ndryshme politike. Nëse vjen dicka e tillë nga institucionet e Beogradit, një mbështetje për t'u kthyer, ose një trajtim i tillë i këtij problemi, që ata të kthehen kjo është pozitive, kjo është në frymë të cilën ne e synojmë, që të kemi polici multietnike", thotë Pajaziti.
Ndryshe, Ivanko shpjegon se bisedimet mes Prishtinës e Beogradit do mbahen në dy nivele - në atë politik dhe teknik.
"Pozicioni ynë është shumë i qartë, ne nuk do ta rishkruajmë historinë, por do të flasim për realitetin në terren. Secili duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë", tha zëdhënësi i UNMIK-ut Aleksandër Ivanko.
Në anën tjetër, ministri Zenun Pajaziti përsërit qëndrimin tashmë të njohur të qeverisë se për cështjet që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të Kosovës nuk mund të bisedojë UNMIK-u në emër të institucioneve të Kosovës.
"Ka vullnet politik të qeverisë që të bisedojë për çështje të ndryshme teknike, që janë në interes të qytetarëve, por për çështjet, që kanë të bëjnë me interesat e vendit dhe direkt që janë çështje të qeverisë për t'u biseduar nuk mund të bisedojë UNMIK-u”.
“Gjithçka që do diktohet për policinë dhe për rendin – adresa është e qartë, janë institucionet vendore, është MPB-ja, qeveria me vullnet të mirë politik për të diskutuar për të gjitha çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe të rajonit", tha Pajaziti.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së në kuadër të rikonfigurimit të UNMIK-ut ka propozuar bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit në gjashtë fusha: polici, gjyqësi, dogana, kontroll kufitar, transport dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe. Institucionet fillimisht e patën pranuar këtë plan, por tani kërkojnë që për shumë nga këto çështje UNMIK-u të mos diskutoje në emër të tyre.