Ndërlidhjet

Shkup: Qeveria mori vendim për njohjen e pasaportave të Kosovës


Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim për njohjen e pasaportave të reja të Kosovës.

Zëvendës kryeministri, Abdylhaqim Ademi, tha se qytetarët e Kosovës gjatë kalimit të kufirit me Maqedoninë nuk do të hasin në kurrfarë problemesh.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka përgënjeshtruar disa informacione të paraqitura në mediat e Kosovës se autoritetet kufitare të Maqedonisë nuk lejojnë kalimin e kufirit pasi ato nuk i njohin pasaportat e Republiksë së Kosovës.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë thotë se qytetarët e Kosovës mund ta kalojnë kufirin pa kurrfarë problemi, pasi pasaportat e reja janë vazhdimësi e pasaportave të UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG