Ndërlidhjet

Uashington: Holbrooke thotë se pohimet e Karaxhiqit janë të falsifikuara


Ish ndërmjetësuesi amerikan për paqe në Bosnjë, Richard Holbrooke, i ka hedhur poshtë si të pabaza pohimet e të akuzuarit për krime të luftës, Radovan Karaxhiq, se Shtetet e Bashkuara i kishin ofruar atij një marrëveshje që atë do ta mbronte nga ndjekja për krime të luftës.

Në komentet e tij, zoti Holbrooke, tha se këto pohime të zotit Karaxhiq janë të falsifikuara dhe theksoi se ai kurrë nuk do ta kishte bërë një marrëveshje të tillë sepse do të ishte joetike dhe jomorale.

Dje, gjatë paraqitjes së tij të parë në Gjykatën e Hagës, Radovan Karaxhiq, i akuzuar për gjenocid, për krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, tha se Richard Holbrooke në vitin 1996 i kishte ofruar atij në marrëveshje sipas së cilës Karaxhiqi do të tërhiqej nga politika dhe nuk do ta pengonte marrëveshjen e Dejtonit, ndërsa në shkëmbim, Shtetet e Bashkuara do t'i bindnin prokurorët për tu tërhequr nga akuzat për krime të luftës.
XS
SM
MD
LG