Ndërlidhjet

Kabul: Nivel i lartë i dhunës në Afganistan


Një grup i agjencive humanitare thotë se dhuna në Afganistan ka arritur nivelin më të lartë prej vitit 2001, kur regjimi taliban ishte prëmbysur nga invadimi i Shteteve të Bashkuara.

Ky grup, që përfshinë afro 100 organizata joqeveritare afgane dhe ndërkombëtare, thotë se deri tash këtë vit, numri i sulmeve kryengritëse, i bombardimeve dhe incidente të tjera të dhunshme, është rritur për afro 50 përqind, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Në njoftimin e këtij grupi thuhet se 2500 vetë janë vrarë këtë vit në konfliktin në Afganistan, përfshirë 1000 civilë.
XS
SM
MD
LG