Ndërlidhjet

Maqedoni: Kthimi i opozitës në Kuvend - veprim i drejtë


Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë

Jeton Shasivari, ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë se presidenti ka vepruar në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese lidhur me iniciativën e presidentit Cërvenkovski për kthimin e opozitës në Kuvend.

“Mendoj se iniciativa e tij ka të bëjë edhe me kërkesat apo sugjerimet që vijnë nga Bashkimi Evropian për kthimin e opozitës në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Jeton Shasivari.

Presidenti Cërvenkovski kë thënë se në rast se LSDM-ja dhe PDSH-ja kthehen në Kuvend, atëherë do të amnistojë nënkryetarin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev, i burgosur nën akuzën e shpërdorimit të detyrës si prefekt i Strumicës, akuza këto që nuk pranohen nga Lidhja Social-demokrate.

Cërvenkovski gjithashtu si kompensim për kthimin e PDSH-së së Menduh Thaçit në Kuvend ka ofruar mosdekretimin e ligjit për gjuhën shqipe, të miratuar para disa ditëve nga shumica parlamentare VMRO-DPMNE dhe BDI.

Duke komentuar ofertën e fundit për gjuhën shqipe, eksperti për çështje juridike, Jeton Shasivari, thekson:

Nëse kjo realizohet, mbetet të shihet nëse propozuesi i autorizuar i këtij ligji do të jetë në gjendje të pranojë edhe vërejtet e subjektit tjetër politik shqiptar, ose fundi fundit do të ishte mirë që propozuesi i autorizuar ta tërheqë ligjin dhe i njëjti të propozohet në një atmosferë më të relaksuar apo demokratike në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Shasivari.

Iniciativa e Cërvenkovskit është komentuar si e reale në aspketin politik nga Bilana Vankovska, ligjëruese në Universitetin e Shkupit, por shikuar në një aspekt më të gjerë bëhet fjalë për përzierje në çështjet ndërpartiake.

“Oferta e Cërvenkovskit më duket pragmatike dhe reale nëse këtë e shohin në kontest partiak apo politik. Kjo është një ofertë, e cila opozitës i jep një fije shpresë për shpëtim që me dinjitet të kthehet në Kuvend. Por, shikuar në një këndvështrim më të gjerë, brengosës paraqitet fakti se më tepër bëhet për një përzierje të Cërvenkovskit në çështjet ndërpartiake, sesa për angazhimin e tij për funksionimin e mirëfilltë të institucioneve”, tha Bilana Vankovska, duke shtuar se Cërvenkovski ka të drejtën ligjore të amnistimit të personaliteteve të ndryshme, por në rastin konkret bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e pushtetit gjyqësor.

“Nuk mbajnë kritikat e Cërvenkovskit se kemi Kuvend jofunskional, juridikisht gjith|ka është në rregull, si në aspekt të legjitimitetit, ashtu edhe në atë të legalitetit”,
tha Bilana Vankovska.

Propozimi i Cërvenkovskit është pranuar nga PDSH-ja, e cila do të kthehet në Kuvend nëse presidenti refuzon të dekretojë ligjin për gjuhët, por propozimi i Cërvenkovskit është kundërshtuar nga BDI-ja, e cila ka përkujtuar Cërvenkovskin se e ka për obligim kushtetues të firmosë ligjin e miratuar nga shumica parlamentare, pasi, sipas saj, gjatë miratimit të tij janë respektuar të gjitha procedurat, përfshirë edhe parimin e Badenterit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG