Ndërlidhjet

Holbrooke kundërshton Karaxhiqin


Ish ndërmjetësuesi amerikan për Bosnjën Richard Holbrooke ka hedhur poshtë pretendimet e Radovan Karaxhiqit. Ky i fundit në Gjykatën e Hagës deklaroi se Shtetet e Bashkuara i kishin ofruar atij një marrëveshje që do t'i mundësonte të shpëtonte nga drejtësia ndërkombëtare me kusht që të largohej nga jeta publike dhe të mos pengonte zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Holbrooke i cilësoi pretendimet e Karaxhiqit të pavërteta, duke shtuar se ai kurrë nuk do bënte një marrëveshje të tillë pasi ishte jo etike dhe imorale.
XS
SM
MD
LG