Ndërlidhjet

Kërkohej dënim me vdekje për Ivins


Bruce Ivins, shkencëtari i qeverisë amerikane që ndihmoi hetimet rreth incidenteve vdekjeprurëse me antraks në vitin 2001 ka vrarë veten. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja "Los Angelos Times". Ivins gjatë 18 viteve të fundit ka punuar në kërkimet e qeverisë amerikane në mbrojtjen biologjike.

Prokuroria federale kishte përgatitur akuzën ndaj Ivins dhe kërkonte dënim me vdekje për shkencëtarin, njofton agjencia e lajmeve AP, duke cituar burime të brenda prokurorisë.
XS
SM
MD
LG