Ndërlidhjet

Tre të vrarë në Osetinë Jugore


Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në Osetinë Jugore. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet separatiste të rajonit, të cilat akuzojnë Gjeorgjinë për vrasjet.

Tbilisi zyrtar nuk ka reaguar lidhur me incidentin.

Tensionet mes Gjeorgjisë dhe dy rajoneve të saj që kërkojnë shkëputje, Osetisë Jugore dhe Abkazisë janë shtuar së fundi.

Osetia Jugore dhe Abkazia kanë mbështetjen e Moskës në kërkesat e tyre, të cilat hidhen poshtë nga Tbilisi, Uashingtoni dhe Brukseli.

XS
SM
MD
LG