Ndërlidhjet

Karzai: Pakistani mbështet terroristët


"Terrorizmi dhe mbështetësit e tij" po fitojnë terren gjithnjë e më të madh në Pakistan, tha presidenti afgan Hamid Karzai.

Deklaratat e Karzait u bënë në takimin udhëheqësve të Azisë Jugore, që po mbahet në Sri Lanka.

Karzai tha se grupet terroriste "marrin mbështetje dhe furnizim institucional" në Pakistan.

Dhuna në Afganistan gjatë këtij viti ka njohur rritje të ndjeshme. Kabuli zyrtar akuzon Pakistanin për rritjen e dhunës.
XS
SM
MD
LG