Ndërlidhjet

Referendum për shpërbërjen e parlamentit


Votuesit në republikën Balltike të Letonisë kanë dalë sot në referendumin, që do t'i japë fuqi votuesve të shpërbëjnë parlamentin.

Nisma në fjalë ka mbështetjen e partive të opozitës, por kundërshtohet nga katër partitë në koalicionin qeverisës.

Nëse kërkesa në referendumin e sotëm miratohet, kjo do të thotë se do të lejohet mbajtja e referendumit për shpërndarjen e parlamentit nëse një e dhjeta e zgjedhësve në këtë vend e kërkojnë një gjë të tillë përmes peticionit.

Miratimi i referendumit të sotëm kërkon votën pro të së paku gjysmës së personave me të drejtë vote.
XS
SM
MD
LG