Ndërlidhjet

logo-print

Kontrolli përfundimtar në prag të Lojërave


Censura ndaj qasjes në internet, përdorimi i substancave narkotike dhe niveli i ndotjes së ajrit në Kinë janë temat kryesore në agjendën e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik. Ky i fundit ka filluar kontrollin përfundimtar në prag të fillimit të Lojërave Olimpike, Pekin 2008.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik dhe organizatorët kinezë janë përballur me shumë kritika, pasi autoritetet në Kinë nuk kanë përmbushur premtimin për qasje të pakufizuar në internet për gazetarët.

Analizat për përdorimin e mundshëm të lëndëve narkotike nga sportistët do të jenë më të ashprat në historinë e sportit.
Gjatë javës që po lëmë pas shtatë atleteve ruse, përfshirë dhe disa medalistëve të mundshëm, iu ndalua garimi për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike.
XS
SM
MD
LG