Ndërlidhjet

Rriten tensionet Gjeorgji - Oseti Jugore


Qeveria e Gjeorgjisë dhe Osetia Jugore po akuzojnë njëri-tjetrin për dhunën e fundit, ku mbetën gjashtë persona të vdekur.

Qeveria e vetshpallur e Osetisë Jugore akuzoi snajperistët e ushtrisë gjeorgjiane për vrasjen e gjashtë personave dhe plagosjen e shtatë të tjerëve. Ata thanë se do të kundërpërgjigjen.

Zyrtarët gjeorgjianë thanë se ushtarët e tyre u qëlluan nga Osetia Jugore dhe më pas iu përgjigjën zjarrit.

Tensionet mes Gjeorgjisë dhe dy rajoneve që kërkojnë shkëputje, Osetisë Jugore dhe Abkazisë janë shtuar gjatë muajve të fundit.
Gjeorgjia ka mbështetjen e perëndimit në ruajtjen e tërësisë territoriale, kurse Abkazia dhe Osetia Jugore përkrahen nga Rusia.
XS
SM
MD
LG