Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Kurdët të dyshuar për shpërthimet


Ministria e Brendshme e Turqisë tha se policia ka arrestuar disa të dyshuar për lidhje me sulmin e javës së kaluar në Stamboll.

Ministri Besir Atalay fajësoi forcat separatiste kurde për shpërthimin dhe tha se shumica e të përfshirëve në sulme janë arrestuar. Mirëpo, ai nuk dha numrin e të arrestuarëve.

17 persona u vranë dhe mbi 150 u plagosën në sulmet me bomba në Stamboll, më 27 korrik. Partia Punëtore Kurde ka mohuar lidhjet me sulmet.

XS
SM
MD
LG