Ndërlidhjet

logo-print

Diskutime rreth akuzave ndaj Pakistanit


Presidenti i Afganistanit dhe kryeministri i Pakistanit diskutojnë sot rreth akuzave, sipas të cilave shërbimi sekret pakistanez qëndron pas sulmit në ambasadën e Indisë në Kabul.

Afganistani, India dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mundësinë se shërbimi i Pakistanit ka qenë i përfshirë në sulmin e muajit të kaluar, ku humbën jetën 60 persona.

Presidenti Hamid Karzai dhe kryeministri Yousuf Raza Gilani takohen gjatë samitit të vendeve të Azisë Jugore, që po mbahet në Shri Lankë.
XS
SM
MD
LG