Ndërlidhjet

Moskë: Oshetia Jugore afër një konflikti ushtarak


Rusia ka sinjalizuar se Oshetia Jugore është afër një konflikti ushtarak "të shkallës së gjërë". Qeveria e Gjeorgjisë dhe liderë të rajonit separatist po e fajësojnë njëri tjetrin për dhunën aktuale, nga e cila janë vrarë 6 vetë në Oshetinë Jugore.

Ministria e jashtme ruse, kumtoi sot se aksionet e Gjeorgjisë po e shkatërronin shpresën për paqe.

Tensionet ndërmjet Tbilisit dhe Oshetisë Jugore dhe Abkhazisë, që mbështeten nga Rusia, janë shtuar gjatë muajve të fundit.

Nga ana tjetër, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka dënuar përshkallëzimin e fundit në luftimin ndërmjet Gjeorgjisë dhe Oshetisë Jugore.
XS
SM
MD
LG