Ndërlidhjet

SHBA: OKB-ja t'i shtoj sanksionet ndaj Iranit


Shtetet e Bashkuara thonë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet t'i shtoj sanksionet ndaj Iranit, për shkak të injorimit të kërkesave për pezullimin e veprimtarive të ndjeshme atomike.

Zëdhënësi i misionit amerikan në OKB, Richard Grenell, tha sot se është e qartë se qeveria e Iranit nuk ka bashkëpunuar me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për ta ndalur pasurimin e uraniumit dhe as që është e interesuar ta bëjë këtë.

Ai tha Këshillit të Sigurimit nuk i mbetet tjetër zgjidhje por t'i shtoj sanksionet.

Këto komente u bënë një ditë pasi skadoi afati i dhënies së përgjigjjes nga Irani lidhur me stimulimet e ofruara nga 6 fuqitë botërore, si masa nxitëse që Teherani ta ndalë programin e tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG