Ndërlidhjet

Moskë: Vdiq shkrimtari Solzhenitsyn


Në moshën 89 vjeçare ka vdekur shkrimtari rus, Aleksandr Solzhenitsyn, i cili në vitin 1970 fitoi çmimin Nobel për letërsi. Raportohet se ai ka vdekur mbrëmë vonë nga një sëmundje e zemrës.

Ai ishte njëri nga disidentët më të njohur të ish Bashkimit Sovjetik.

Për shkak të veprave të tij, në të cilat shkruante për burgjet në Bashkimin Sovjetik, që ishin të njohura me emrin gulag, shkrimtarit Solzhenitsyn, në vitin 1974, iu mor shtetësia sovjetike dhe autoritetet e atëhershme komuniste e përzunë nga Bashkimi Sovjetik.

Vepra e tij më e njohur është Arkipelagu Gulag, në të cilën përshkruhen vitet e terrorit stalinist, me ç'rast shfrytëzohen shumë detaje dhe raste individuale.

Presidenti rus, Dmitry Medvedev, i shprehu ngushëllime familjes së tij.
XS
SM
MD
LG