Ndërlidhjet

Venezuelë: Arritën 24 aeroplana luftarakë rusë


Presidenti i Venzuelës, Hugo Chavez, tha se në vendin e tij kanë arritur 24 aeroplana luftarakë të tipit Sukhoi nga Rusia dhe i ka tërhequr vërejtjen Flotës së Katërt të Shteteve të Bashkura, të qëndroj jashtë ujërave të Venezuelës.

Zoti Chavez tha se nga këta aeroplana mund të shkrepen raketat me rreze më të gjatë veprimi se nga aeroplanat luftarakë amerikanë F-16.

Blerja e 24 aeroplanave luftarakë është pjesë e marrëveshjes ushtarake me vlerë prej 3 miliardë dollarësh ndërmjet Venezuelës dhe Rusisë, që përfshinë edhe tanke dhe kalashnikovë.
XS
SM
MD
LG