Ndërlidhjet

logo-print

Teheran: Është testuar "armatimi i marinës"


Irani thotë se "aktualisht" ka testuar "armatim marine", që mund ta shkatërroj çfarëdo anije në rreze prej 300 kilometrash.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Ali Jafari, tha se ky armatim ishte i prodhimit iranian.

Ky zhvillim u bë derisa po rriten tensionet lidhur me programin bërthamor iranian. Para dy ditësh skadoi afati i dhënies së përgjigjjes nga Irani lidhur me stimulimet e ofruara nga 6 fuqitë botërore, si masa nxitëse që Teherani ta ndalë programin e tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG