Ndërlidhjet

SHBA-të pranojnë pashaportat e Kosovës


Administrata amerikane i ka njohur pashaportat e reja të Kosovës, njofton ambasada amerikane në Prishtinë.

"SHBA-të urojnë qeverinë e Kosovëspër lëshimin e pashaportës së parë të Kosovës më 29 korrik të vitit 2008", thuhet në komunikatë.

SHBA-të zyrtarisht e njohën pashaportën e Kosovës si dokument legjitim udhëtimi dhe prej 1 Gushtit kanë miratuar dhënjen e vizave me këtë dokument për të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA.

Ambasada njofton se dokumentat e udhëtimit të UNMIK-ut vlejnë deri në skadimin e afatit.

XS
SM
MD
LG