Ndërlidhjet

Akuza të reja ndaj Izraelit


Forcat e sigurisë së Izraelit po ushtrojnë presion mbi disa palestinezë që gjenden në Izrael për trajtim mjekësor që të bëhen agjentë të shtetit hebrej.

Organizata "Mjekët për të drejtat e njeriut", ka dokumentuar 32 raste të palestinezëve, përfshi dhe disa me sëmundje vdekjeprurëse, të cilëve nuk iu është lejuar hyrja në Izrael për trajtim mjekësor pasi nuk kanë shërbyer si informatorë.

Organizata në fjalë ka thënë se veprimet e tilla nga ana e Izraelit janë shkelje e ligjit ndërkombëtar. Zyrtarët izraelitë i kanë hehdur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG