Ndërlidhjet

SHBA: Irani përballet me sanksione shtesë


Shtetet e Bashkuara thanë se Irani përballet me "hapa të mëtejshme" siç janë sanksionet, nëse nuk i përgjigjet pozitivisht ofertës nga fuqitë e mëdha për të pezulluar programin bërthamor për pasurimin e uraniumit në shkëmbim të përfitimeve ekonomike.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Gonazalos Gallegos tha sot se gjashtë fuqitë ndërkombëtare kanë rënë dakord se nëse nuk ka një përgjigje të qartë e pozitive nga Irani, ata nuk kanë rrugëdalje tjetër veçse të marrin masa shtesë.
XS
SM
MD
LG