Ndërlidhjet

Obama: Të hidhet në treg naftë nga rezervat


Senatori Barack Obama ka propozuar që qeveria të shesë 70 milionë fuçi naftë nga depozitat strategjike.
Kandidati presidencial demokrat propozoi idenë e mësipërme si mundësi për të ulur çmimin e naftës. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Miçigan, Obama tha se në të shkuarën një hap i tillë kishte ulur çmimin e naftës në treg brenda dy javësh.
Kandidati presidencial demokrat tha se politika amerikane gjatë tre dekadave të shkuara ka dështuar të merret me krizën energjitike. Obama shtoi se rivali i tij republikan ka qenë pjesë e këtij dështimi.
XS
SM
MD
LG