Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Rritja e çmimeve e ul konsumin


Në muajin qershor ka rënë konsumi i përgjithshëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa amerikanët janë përballur me rritjen e dytë më të madhe të çmimeve në afro 30 vitet e fundit.

Departamenti i Tregtisë raportoi se konsumi në qershor ka rënë për 0.2 %.

Rritja e çmimeve është reflektuar si pasojë e rritjes së shpenzimeve për karburantet, ndërsa të ardhurat personale në qershor janë rritur vetëm për 0.1 %, krahasuar me 1.8% në muajin maj.
XS
SM
MD
LG