Ndërlidhjet

Rio: Policia vret 10 trafikantë droge


Policia e Brazilit tha se ka vrarë 10 trafikantë të dyshuar droge në Rio de Janeiro.

Përleshjet e përditshme ndërmjet policisë dhe bandave të drogës e kanë bërë Rio de Janeiron një nga qytetet më të rrezikshme në botë.

Policia ka thënë se vitin e kaluar janë vrarë 1.330 të dyshuar, rreth 25 % më shumë se vitin paraprak.

Grupet për të drejtat e njeriut e akuzojnë policinë për brutalitet dhe ekzekutime në masë.
XS
SM
MD
LG