Ndërlidhjet

Kina thotë se Olimpiada do të jetë e sigurtë


Autoritetet kineze thanë se janë të bindur se do të mund t'ia dalin mbanë me çdo kërcënim të Lojërave Olimpike, të cilat pas tre ditësh do të hapen në Pekin.

Ky pohim i zëdhënësit të lojërave u bë vetëm një ditë pas sulmit, në të cilin 16 policë u vranë në rajonin veriperëndimor mysliman të Xinjiang-ut.

Media shtetërore njoftoi se autoritetet sot i kanë shtuar masat e sigurisë në Xinjiang, duke ngritur postblloqe dhe mbikqyrur vendet publike.

Mediat kineze i fajësuan militantët myslimanë për sulmin e të hënës.
XS
SM
MD
LG