Ndërlidhjet

Spanja procedon akuzat ndaj liderëve kinezë


Gjykata Kombëtare e Spanjës njoftoi sot se do të procedojë me padinë e organizatave për të drejtat e njeriut nga Tibeti, të cilat akuzojnë autoritetet në Pekin për krime kundër njerëzimit në Tibet.

Ato akuzojnë shtatë liderë politikë dhe ushtarakë për "sulm të përgjithshëm dhe sistematik" kundër popullatës në Tibet, që nga 10 marsi i këtij viti, gjë që ka shkaktuar 203 viktima dhe zhdukjen e rreth 6.000 të tjerëve.

Në mesin e të akuzuarëve janë edhe Ministri i Mbrojtjes i Kinës dhe Ministri për Sigurinë Shtetërore.

XS
SM
MD
LG