Ndërlidhjet

Tbilisi: Takimi i parë me rajonet separatiste


Zyrtarët e Gjeorgjisë dhe ata të rajonit separatist të Osetisë Jugore janë pajtuar të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta, të parat në dhjetë vitet e fundit.

Takimet do të zhvillohen të enjten, njoftuan qeveritarët në Tbilisi.

Tensionet në Osetinë Jugore, që gëzon përkrahjen e Rusisë, janë shtuar kohët e fundit. Sot, Moska tha se do të mbrojë qytetarët rusë atje nëse do të shpërthejë konflikt serioz.
XS
SM
MD
LG