Ndërlidhjet

Podgoricë: Dënohet grupi prej 17 shqiptarësh


Gjyqësia e Malit të Zi shpalli fajtorë dhe dënoi grupin e shqiptarëve të akuzuar për përgatitje të revoltës në këtë vend.

17 të shpallurit fajtorë u dënuan nga 3 muaj deri në gjashtë vite e gjysmë burg. Në mesin e tyre janë edhe katër shqiptarë me shtetësi amerikane.

Gjykatësi Ivica Stankoviq tha se grupi prej 12 personave, përfshirë shtetasit amerikanë janë fajtorë për "konspiracion kundër Kushtetutës dhe planifikim të akteve kundër sigurisë së Malit të Zi".

Pesë të tjerët, sipas tij, janë shpallur fajtorë për posedim ilegalë të armëve.

XS
SM
MD
LG