Ndërlidhjet

SHBA: Përgjigja e Iranit e papranueshme


Zyrtarët amerikanë e cilësuan si të papranueshme përgjigjen e Iranit ndaj ofertës së fundit të gjashtë fuqive botërore rreth programit të tij bërthamor.

Zyrtarët thanë se dokumenti që paraqiti sot Irani tek shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Javier Solana nuk është përgjigje përfundimtare në ofertën me lehtësi ekonomike. Në vend të kësaj, sipas zyrtarëve, përgjigja është rideklarim i qëndrimit të mëhershëm të Teheranit për të drejtën në aktivitete paqësore atomike.

Më herët, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Irani duhet të jap përgjigje serioze, ose fuqitë botërore "do të vazhdojnë me masat shtesë të presionit" kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG