Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet një ushtar i koalicionit


Koalicioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara tha se një ushtar ka vdekur nga plagët që mori nga shpërthimi pranë rrugës në Afganistanin perëndimor.

Njoftohet se shpërthimi ka ndodhur të hënën, por kombësia e ushtarit nuk u bë publike.

Prej fillimit të vitit, më shumë se 2.700 njerëz kanë humbur jetën në incidentet e dhunshme, që ndërlidhen me kryengritësit.
XS
SM
MD
LG