Ndërlidhjet

Seul: 167 të arrestuar në protestat ndaj G. Bush


Policia jug-koreane ka përdorur vrushkuj uji dhe ka arrestuar 167 persona gjatë shpërndarjes së protestave kundër vizitës së presidentit George Bush.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare Policore tha se gjatë natës janë arrestuar 155 vetë, ndërsa 12 tjerë u ndaluan më herët në tubimin protestues në aeroportin ushtarak afër Seulit, ku mbërriti presidenti amerikan.

Ndërkohë, rreth 30 mijë veteranë të ushtrisë, aktivistë të djathtë dhe kristianë konservatorë morën pjesë në tubimin pro vizitës së presidentit Bush.
XS
SM
MD
LG